Banimi i përballueshëm për çiftet e reja, MI-ja pranon disa rekomandime për projektin

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se e ka pranuar një raport me gjetje për ndërtimin e 4 mijë njësive banesore

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se ministria që ai e drejton e ka pranuar një raport me gjetje dhe rekomandime për ndërtimin e 4,000 njësive banesore në Kosovë.

Këto gjetje ministrit Aliu i janë prezantuar të mërkurën nga përfaqësuesit e International Finance Corporation (IFC).

Përfitues të banesave sipas Aliut do të jenë kryesisht çiftet e reja që nuk kanë mundësi të blejnë banesa me çmimet ekzistuese të tregut.

“Përfitues të banesave do të jenë kryesisht çiftet e reja, të cilët kanë mundësi të limituara financiare që të blejnë banesa me çmime të tregut. Studimet nga (IFC) do të ndihmojnë Ministrinë që të bëjnë zgjidhjen më të mirë të mundshme për implemetimit të këtij projekti të rëndësishëm e të dobishëm për çiftet e reja”, ka thënë ai.

Ky projekt ishte premtim i Lëvizjes Vetëvendosje në fushatën e fundit zgjedhore.

Aliu nuk ka treguar ndonjë datë të saktë se kur do të filloj ndërtimi i këtyre banesave.

Shija e redaktorit

Radio Dukagjini i’a qet “Pikën”

Radio Dukagjini po vjen me skemë të re programore. “Pikë”, është një ndër emisionet më të reja që do të filloj në kuadër të kësaj...

Më 30 mars në librarinë “Dukagjini” mbahet promovimi i librit...

Më 30 mars, e enjte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini” do të mbahet promovimi i librit “Pse s'ma ka thënë njeri më parë”, i...

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët; “Dardanët” nisin mbarë kualifikimet për...

Kosova pati një paraqitje solide në ndeshjen e parë të Grupit I në kualifikimet për “Euro 2024”. Në një ndeshje me emocione, Kosova arriti të...

Të fundit nga rubrika