Çdo gjë duket se është kthyer në normalitet.

Lëvizjet janë të pakta, me përjashtim të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Pjesëtarë të kësaj të fundit, nga njësiti K9, janë duke vazhduar kërkimet për mbetje nga sulmet që u bënë në ditën e 24 shtatorit.

Pjesëtarët e policisë, të cilët vërehen në numër më të shtuar, janë pozicionuar nëpër lokacione të ndryshme.

“Kohë pas kohe ne bëjmë verifikimin e malit me qentë këtu për arsye për të kërkuar ndonjë trup të pajetë ose arme, gjendja sot është e qet dhe stabile, njerëzit janë të shqetësuar pas asaj që kanë kaluar por është qetë”, ka thënë Veton Elashani – zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut.

Vendi që për grupin kriminel serbë u bë çerdhe për strehim gjatë së dielës, këtë të enjte ishte I mbyllur.

Për dallim nga dita e djeshme, dyert e manastirit këtu në Banjskë të Zveçanit gjatë ditës së sotshme po vazhdojnë të qendrojnë të mbyllura.

Arsyeja për mos lejim të filmimit ishte se tashmë udhëheqësit e manastirit i ishin kthyer normalitetit.

E nga jashtë, gjurmët e asaj që ndodhi gjatë së dielës vazhdojnë të jenë të freskëta.

Në këtë pjesë të veriut, gjatë se dielës në një sulm që iu bë Policisë së Kosovës, humbi jetën rreshteri Afrim Bunjaku si dhe mbetën të vdekur tre terroristë nga nga grupi kriminal.

Rruga që të shpije drejt fshatit Banjskë dhe manastirit u hap për qarkullim nga Njësia Speciale e Kosovës gjatë së mërkurës.