Banka Botërore: Kostoja e dërgimit të remitancave Gjermani- Kosovë një ndër më të lirë

Kosova renditet në vendet me remitancë më pak të shtrenjta, ndërsa Azia Sub-Saharian është vendi i parë me remitancë të shtrenjtë dhe pas saj, në vendin e dytë janë Evropa dhe Azia Qendrore

Banka Botërore në Kosovë e ka publikuar një raport të këtij institucioni që tregon se dërgimi i remitancave nga Gjermania në Kosovë është ndër pesë korridoret më pak të shtrenjta në Evropë dhe në Azinë Qendrore.

“Dërgimi i remitancave nga Gjermania në Kosovë është ndër pesë korridoret më pak të shtrenjta në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore, sipas raportit të fundit të Bankës Botërore për Migracionin dhe Zhvillimin”, thuhet në postimin e Bankës Botërore në Facebook.

Afrika Sub-Sahariane është në vendin e parë si rajoni më i shtrenjtë për dërgimin e remitancave e pas saj është Evropa dhe Azia Qendrore.

“Mirëpo, Evropa dhe Azia Qendrore tani qëndron si rajoni i dytë më i shtrenjtë për dërgimin e remitancave pas Afrikës Sub-Sahariane”.

“Kostoja më e lartë për dërgimin e remitancave është nga Turqia në Bullgari, ndërsa kostoja më e ulët për dërgimin e remitancave është nga Gjermania në Ukrainë. Flukset e remitancave në Evropë dhe Azinë Qendrore vlerësohet të jenë rritur me 10.3% në 72 miliardë dollarë në vitin 2022”.

Sipas raportit të BB-së, flukset e remitancave në Evropë dhe Azinë Qendrore vlerësohet të jenë rritur me 10.3% në 72 miliardë dollarë në vitin 2022.

 

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika