Banka e BE-së ofron 1.62 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

Banka Evropiane e Investimeve (EIB), ndryshe e njohur si banka e Bashkimit Evropian (BE) po ofron 1.62 miliardë dollarë ndihmë financiare për Ukrainën

Ilustrim

Në mes të ndikimit shkatërrues nga pushtimi rus, banka e Bashkimit Evropian, është duke ofruar 1.59 miliardë euro shtesë (1.62 miliardë dollarë) në ndihmë për Ukrainën, kështu ka bërë të ditur Komisioni Evropian në një deklaratë gjatë ditës së hënë të 25 korrikut.

Shuma e cila do të vihet menjëherë në dispozicion është 1.05 miliardë dollarë.

Që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, kjo është paketa e dytë financiare që ofrohet në ndihmë për Ukrainën, e gjithë kjo shumë ka për qëllim që të riparojë infrastrukturën më të dëmtuar dhe të rifillojë projektet kritike që janë të rëndësishme dhe që adresojnë nevojat urgjente të popullit ukrainas,” ka bërë të ditur komisioni.

“Bashkimi Evropian vazhdon të qëndrojë pranë Ukrainës dhe popullit të saj përballë agresionit brutal të Rusisë”, tha në deklaratë Valdis Dombrovskis, nënkryetari ekzekutiv i BE-së, për një ekonomi që funksionon për njerëzit.

Ai po ashtu ka shtuar se do të vazhdojë të punojë me shtetet anëtare të BE-së dhe partnerët ndërkombëtarë për ta mbështetur Ukrainën në çdo nivel, për aq kohë sa duhet.

Ministri i financave në Ukrainë, Serhii Marchenko, shprehu mirënjohjen e tij për Bankën Evropiane të Investimeve dhe Bashkimin Evropian për mbështetjen e tyre.

“Me këtë mbështetje financiare, ne do të vazhdojmë të punojmë në rivendosjen e infrastrukturës së dëmtuar, rifillimin e ofrimit të shërbimeve komunale, duke përfshirë shërbimet e transportit, dhe përgatitjen për sezonin e ardhshëm të ngrohjes,” ka thënë Marchenko.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika