Banka Evropiane e Investimeve ia dhuron 500 milionë euro Ukrainës

Kësti i parë prej 500 milionë euro i është dhënë Ukrainës nga Banka Evropiane e Investimeve, në kuadër të paketës së reagimit urgjent të solidaritetit që kap shifrën prej 1.59 miliardë dollarë

Banka Evropiane e Investimeve

Banka Evropiane e Investimeve (BEI), banka e BE-së, disbursoi këstet e para prej 500 milionë eurosh për Ukrainën, në kuadër të paketës së reagimit urgjent të solidaritetit që kap shifrën prej 1.59 miliardë euro.

Në një njoftim për media nga Këshilli Evropian thuhet se financimi i disbursuar prej 500 milionë eurosh, do të ndihmojë qeverinë ukrainase t’i mbulojë nevojat prioritare të financimit afatshkurtër, të sigurojë riparime urgjente të rrugëve, urave dhe infrastrukturës hekurudhore të dëmtuara.

Paketa prej 1.59 miliardë eurosh e mbështetjes, në kuadër të paketës së reagimit urgjent të solidaritetit nga BEI për Ukrainën, e mbështetur nga garancitë nga buxheti i BE-së, përbëhet nga dy pjesë: 1.05 miliardë euro ndihmë të menjëhershme, nga e cila gjysmë miliardi u disbursua plotësisht sot. Pagesat e mëtejshme janë planifikuar për ditët në vijim. Ndërsa, 540 milionë euro për rifillimin e projekteve të financuara nga BEI në Ukrainë, ku BEI vazhdon mbështetjen e saj për Ukrainën duke financuar projektet e saj ekzistuese derisa ato përparojnë.

Zëvendëspresidenti Ekzekutiv i Komisionit Evropian, Wener Dombrovskis, ka bërë të ditur se ky disbursim prej 500 milionë eurosh, është në kuadër të paketës së dytë. Kjo paketë është përgatitur së bashku më Komisionin Evropian, për ta ndihmuar Ukrainën në përballimin e nevojave urgjente për investime, nga rrjetet e infrastrukturës deri tek ofrimi i shërbimeve bazë për popullatën.

“Së bashku me partnerët tanë të BE-së, mbështetja dhe solidariteti ynë me Ukrainën mbetet i pandërprerë. Ne kemi disbursuar 500 milionë euro në kuadër të paketës sonë të dytë, 1.59 miliardë euro, të reagimit urgjent të Solidaritetit në Ukrainë. Kjo paketë emergjente u përgatit së bashku me Komisionin Evropian, për të ndihmuar Ukrainën në përballimin e nevojave urgjente për investime, nga rrjetet e infrastrukturës deri tek ofrimi i shërbimeve bazë për popullatën. Ne po punojmë ngushtë me qeverinë e Ukrainës për të siguruar që vendi të mund të mbajë dhe të rifillojë funksionet e tij më kritike përballë sfidave dhe vuajtjeve të tilla të mëdha”, ka deklaruar Donbrovskis.

Ndërsa, ministri i Financave i Ukrainës, Sergii Marchenko, është shprehur mirënjohës ndaj BE-së që qëndron me Ukrainën.

“Ne i jemi mirënjohës BE-së dhe bankës së saj, EIB, që qëndrojnë me Ukrainën. Mbështetja juaj e vazhdueshme është thelbësore për popullin e Ukrainës, stabilitetin ekonomik të Ukrainës dhe qëndrueshmërinë e përgjithshme të vendit. Këstet e para nga paketa e mbështetjes së BEI-së prej 1.59 miliardë eurosh, të marra sot, do të ndihmojnë vendin të riparojë infrastrukturën më thelbësore të dëmtuar, përfshirë transportin rrugor dhe hekurudhor”, ka thënë Marchenko.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika