Banorët e Lagjes “Sinidoll”, në Bërnicë me probleme të shumta
Autobusi i linjës “3c” e përshkon këtë rrugë pothuajse çdo 15 minuta. Por gropat e krijuara në rrugën “Dalip Alshiqi” në lagjen “Sinidoll” në fshatin Bërnicë të kryeqytetit, po i mërzisin shoferët e këtyre autobusëve. Përpos shoferëve, të lodhur me këtë gjendje të rrugës janë edhe banorët e kësaj lagjeje. Ata thonë se në dëmtimin […]
Autobusi i linjës “3c” e përshkon këtë rrugë pothuajse çdo 15 minuta.
Por gropat e krijuara në rrugën “Dalip Alshiqi” në lagjen “Sinidoll” në fshatin Bërnicë të kryeqytetit, po i mërzisin shoferët e këtyre autobusëve.
Përpos shoferëve, të lodhur me këtë gjendje të rrugës janë edhe banorët e kësaj lagjeje.
Ata thonë se në dëmtimin e kësaj rruge ndikuan kamionët me materiale ndërtimi të cilët kalonin aty.
Por, rruga nuk është i vetmi problem, pasi kjo lagje po përballet edhe me mungesë të ndriçimit publik.
Në lidhje me gjendjen e rrugës dhe mungesën e ndriqimit publik, RTV Dukagjini dërgoi pyetje në drejtim të Komunës së Prishtinës, mirëpo nga zyrtarët e kësaj komune nuk pati përgjigje.
Rruga “Dalip Alshiqi” ishte asfaltuar gjatë vitit të fundit të mandatit të parë të Shpend Ahmetit, mirëpo shkaku i punës së dobët, sipas banorëve, rruga kishte pësuar dëmtime tre muaj pas asfaltimit.















