Banorët e Novobërdës të diskriminuar, nuk kanë transport publik

Komuna e Novobërdës tash e disa vite ka mungesë të transportit. Banorët e kësaj komune të gjitha shërbimet mund t’i kryejnë vetëm nëse kanë vetura pasi nuk kanë transport publik. Komuna ankohet se Ministria e Infrastrukturës nuk po gjen kohë për tu takuar

Ilustrim

Kabinat janë të vendosur e edhe shenjat në topor mungojnë qytetarët e autobusët.

Bari tashmë ka mbuluar pjesën e dedikuar për udhëtarët.

Komuna e Novobërdës që ka mbi 9 mijë banorë, është e vetmja në Kosovë që nuk ka transport publik e as privat.

Banorët thonë se është bërë e papërballueshme për ta kjo, sidomos tani kur çmimet e derivateve janë rritur.

“Shumë problem po mundohemi më gjet zgjidhje më kolegët me udhëtu bashkë pasi u rrit edhe çmimi i naftës. Problem edhe më i madh është për nxënësit sepse s’kanë ka financohen për me udhëtu”, ka thënë Xhejlane Beluli-Banore.

Xhejlane Berisha – Banore

I mllefosur me mungesën e transportit është edhe Rifat Berisha, që thotë se për një punë më të vogël duhet të ketë veturë për të udhëtuar.

Rifat Berisha – Banor

“Transport s’ka, na duhet më ardh diqysh këtu, është problem, krejt vetura s’munden me pas duhet me udhëtu diqysh, është shprehur Berisha.

Mungesa e transportit ka bërë që edhe banorët të braktisin vendin e tyre.

Shukrije Mehmeti nga Komuna e Novobërdës, ankohet se Ministria e Infrastrukturës nuk po i pranon në një takim për të diskutuar rreth këtij problem.

Shefkije Mehmeti- Menaxhere në Drejtorinë për Shërbime Publike

“Kemi lyp deri në Llabjan transport pasi e kemi shkollën e mesme aty dhe është problem për transport. Është bë edhe shpërngulja masive e banorëve këtu shkaku i transportit. Kemi ba kërkesë në Ministri kanë kërku që ne të bëjmë një memorandum bashkëpunimi. Kemi ba kërkesa disa herë kom kërku takim edhe me Kryeministrin pasi Ministri as që do të flasë”, ka shtuar Mehmeti.

Lidhur më këtë çështje, Ministra e Infrastrukturës, nuk ka kthyer përgjigje as për televizionin Dukagjini.

Komuna e Novobërdës vite më parë kishte pasur transport si një komunë e vogël dhe me komunitete por që pas një periudhe edhe ky transport që kishte për qellim vetëm rrugëtimin brenda Novobordës ishte ndërprerë.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika