Banorët e Reçakut kërkojnë nga Komuna e Shtimes të iniciohet padi ndaj Tomë Gashit

Banorët e Reçakut përmes një letre kanë kërkuar nga Komuna e Shtimes që ta iniciojë një “padi për shpifje” ndaj avokatit Tomë Gashi, i cili në fund të muajit të kaluar në emisionin “Debat Plus” kishte thënë se një serb është dhëndër i fshatit Reçak.

Sipas banorëve, kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, e ka për obligim moral dhe institucional të reagojë dhe të iniciojë padi për shpifje ndaj avokatit Gashi.

Ndërkohë, ditë më parë, avokati Tomë Gashi, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka kërkuar ndjesë ndaj banorëve të Reçakut duke e cilësuar se ishte një keqkuptim në fjalimin e tij.

Gashi ka thënë se në atë debat e kishte cituar deklaratën e ish-policit Zoran Stanojeviq.

“Në debat televiziv unë kam thënë atë që krimineli Zoran Stajoneviq e ka deklaruar gjatë gjykimit se atë e tirrnin dhëndër. Gruaja e tij është shqiptare, por nuk është nga Reçaku. Gjithmonë duke iu referuar deklaratave të tij gjatë procesit gjyqësor. Ajo çfarë kam thënë në atë intervistë ishte citim i tij e jo pohim i imi, prandaj unë shprehi keqardhje dhe kërkoj ndjesë për keqkuptimin e krijuar të gjithë atyre që u janë lënduar ndjenjat për mosreferimin adekuat në debatin në televizionin Dukagjini”, kishte shkruar Gashi.

Në letrën e banorëve të cilën e ka siguruar Dukagjini, thuhet se më “27 qershor 2024 ne emisionin ‘Debat Plus’ në TV Dukagjini, avokati Tomë Gashi shpifi dhe ofendoi banorët e fshatit Reçak, duke u shprehur fjalë për fjalë “Zoran Stanojeviq si polic i Serbisë, ka qenë dhëndër i Reçakut, i martuar me grua shqiptare. Ajo është çështje personale e tij, por gjatë gjykimit ishte vërtetuar që ky lehtësisht ka hyrë ne Reçak dhe ka qene pjesëmarrës në vrasje e tentim vrasje”.

“Reçaku nuk ka dhëndër serb, aq me pak kriminel lufte. Reçaku nuk ka krijuar miqësi me serbë, aq me pak me kriminele te lutës, për t’ua mësuar terrenin qe të hynë lehtësisht dhe të bëjnë krime në fshat, siç pretendon avokati Gashi. Mes nesh nuk ka pasur bashkëpunëtore të tillë të Serbisë e as bashkëfajtorë për Masakrën e Reçakut. Me këtë deklaratë shpifëse, ofenduese dhe dezinformuese, avokati Gashi ka lënduar ndjenjat e banorëve të fshatit Reçak, ka cenuar integritetin e tyre moral e kombëtar dhe ka rrezikuar ta shtrembërojë të vërtetën historike të Reçakut, të cilën edhe 25 vjet pas lufton ta mbrojë nga propaganda qëllimkeqe e Serbisë. Banorët e fshatit Reçak nuk duhet e as nuk mund ta bartin peshën e papërgjegjësisë për fjalën publike nga persona te caktuar, prandaj edhe kërkojmë që avokati Gashi të përgjigjet para ligjit për dezinformatat e shpërndara në media qëllimshëm ose jo”, thuhet tutje në letër.

Banorët e Reçakut kanë mbledhur mbi 500 nënshkrime, me te cilat, i drejtohen me dy kërkesa Kuvendit Komunal të Shtimes dhe kryetarit Qemajl Aliu.

“Kërkojmë që: Kuvendi Komunal të nxjerrë dhe miratojë një deklaratë përmes së cilës dënon gjuhën e përdorur të avokatit Gashi. Kryetari Aliu dhe Kuvendi Komunal në emër të banorëve të Reçakut të iniciojë padi për shpifje dhe fyerje, sipas Ligit Nr. 02/L-65 Ligji Civil Kundër Shpifjes dhe Fyerjes, kundër avokatit Gashi. Faktet historike nuk bën e as nuk mund te tjetërsohen. Reçaku do të vazhdojë ta mbrojë besnikërisht, palëkundshëm e me fakte ngjarjen e 15 janarit te 1999-s, sepse ka paguar shume për të”.

 

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika