Banorët e veriut shpenzojnë rrymë 8 milionë euro, paguajnë 600 mijë

Energjinë elektrike që po e shpenzojnë, një pjesë e qytetarëve serbë në veri të vendit, vazhdojnë të mos e paguajnë.

Mitrovica e Veriut

Energjia e shpenzuar në 7 mujorin e parë të këtij viti në komunat veriore, kap vlerën e mbi 8 milionë eurove. Por nga kjo shumë, ZRRE thotë se qytetarët serbë kanë paguar vetëm rreth 600 mijë euro.

Energjinë elektrike që po e shpenzojnë, një pjesë e qytetarëve serbë në veri të vendit, vazhdojnë të mos e paguajnë.

“Mu më ka ardhë fatura e rrymës për banesë, e kam edhe borxhin e vjetër edhe borxhin e ri. A i keni paguar? Jo nuk kam shkuar ta paguaj se kam pasur dhimbje në këmbë”, tha një qytetar.

Ndërsa ka të tjerë që thonë se ende nuk u është faturuar energjia elektrike e shpenzuar.

“Te ne nuk kanë ardhë fatura, as orë të rrymës nuk kemi”, deklaroi qytetari.

Nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) kanë bërë të ditur për RTK-në se energjia e shpenzuar në 7 mujorin e parë të këtij viti në komunat veriore, kap vlerën e mbi 8 milionë eurove.

Por nga kjo shumë, qytetarët kanë paguar rreth 600 mijë euro.

“Sipas legjislacionit në fuqi, Elektrosever obligohet të raportoj në ZRrE të dhënat e energjisë elektrike.Sa i përket pyetjes tuaj se a janë duke u shpërndarë faturat, ju informojmë se faturat janë duke u shpërndarë sipas legjislacionit në fuqi. Sipas të dhënave, për shtatë muaj e këtij viti, janë faturuar 113,941,547  kWh, shprehur në euro 8,298,224€, ndërsa pagesa nga energjia e faturuar është 631,804€”, thanë nga ZRrE.

Në fund të shkurtit 2024, qytetarët në katër komunat veriore morën faturën e parë paushall. Në atë përllogaritje u përfshi një pagesë minimale fikse në shumën prej 21.60, ndërsa pas muajit prill, atyre u është llogaritur konsumi./RTK.live

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika