Baraliu: Borrell është qartësisht racist, në vend të Kurtit nuk do kisha pranuar të diskutojë me të

Analisti nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bleron Baraliu ka thënë se shtyerja e çështjes së targave për 10 muaj nga ana e Kurtit do paraqiste një absurditet, një shkelje mbi dinjitetin dhe sovranitetin e Kosovës, por edhe mbi probabilitetin se Kosova mund të zgjidhë problemet me Serbinë

Bleron Baraliu në një lidhje direkte nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në studion e Debat Plus të RTV Dukagjini





“Borrell nuk është duke u treguar racist, Borrell është deklaratikisht dhe qartësisht racist, njëkohësisht i njëanshëm dhe unë, në vend të Kryeministrit Kurti nuk do kisha pranuar të diskutojë me të”.

Kështu ka deklaruar Bleron Baraliu në një lidhje direkte nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në studion e Debat Plus të RTV Dukagjini.

Ndonëse kryediplomati Borrell u kritikua nga Kryeministri Kurti se i njëjti kishte braktikur planin franko-gjerman dhe krahas të tjerave, se ishte treguar i njëanshëm, sipas Baraliut kjo nuk është hera e parë që Borrelli ka demaskuar veten.

“Pikë së pari, ‘leverage capacity’ nënkupton presion dhe trysni, jo lehtësim. Qartazi, Borrell po thotë se unë do të ju kërkoj diçka që ndoshta nuk është parimisht e drejtë sepse ju po kërkoni të vini në familjen tonë. Tani, nuk ka ndodhur asnjë demaskim i Borrell, sepse në fuhnd të fundit, demaskimi i parë i tij ishte me ish-presidentin Thaçi kur e quajti të njëanshëm sepse e kishte penguar Sllovakinë të njihte Kosovën, nëse nuk gaboj para 5 viteve”, ka deklaruar ai.

Krahas kësaj, Baraliu ka theksuar se nëse në rastin e lartëcekur Borrelll nuk ishte treguar racist, ai ishte treguar haptazi atëherë kur kishte deklaruar se Evropa është një kopsht që edhe po të rrethohej nga muret e larta, nuk do mund të mbrohej nga qeniet e egra të xhungël e që sipas tij, do mund të kuptonte Ballkanin apo Afrikën.

Krahas kësaj, ai ka thënë se shtyerja e çështjes së targave për 10 muaj nga ana e Kurtit do paraqiste një absurditet dhe jo vetëm.

“Shtyerja e afatit prej 10-muajsh do nënkuptonte që Kosova është e gatshme të bëjë konsensuse të njëpasnjëshme pa përfituar asgjë në anën e kundërt. Është aburde, është e paarsyshme, është shkelje jo vetëm mbi dinjitetin dhe sovranitetin, por edhe mbi probabilitetin se Kosova mund të zgjidhë problemet me Serbinë.





Të hënën e 21 nëntorit, në Bruksel kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar tri takime trilaterale dhe tri takime bilaterale përgjatë tetë orëve me presidentin e Serbisë në ndërmjetësimin apo lehtësimin e zëvendëspresidentit të Komisionit Evropian dhe përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë, Josep Borrell dhe emisarin special për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Nga takimi në Bruksel nuk pati asnjë marrëveshje. Më vonë në po të njëjtën ditë, SHBA-të kërkuan nga Qeveria e Kosovës që e njëjta të shtyjë për 48 orë vendosjen e gjobave për t’i lejuar BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të angazhojnë më tej palët për të gjetur një zgjidhje, kërkesë kjo e pranuar nga Kryeministri Kurti.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika