Barazime për katër ndeshjet në Ligën A të Kombeve

Në mbrëmjen e së shtunës, janë zhvilluar katër ndeshjet në Ligën A të Kombeve, nga ndeshja Itali-Angli përfundoi me rezultat 0-0, loja e zhvilluar në mes Hungarisë dhe Gjermanisë përfundoi me nga një gola për secilën ekip, po ashtu Holanda me Poloninë me nga dy gola për të dyja ekipet, edhe Uellsi me Blegjikën të njejtin rezultat

Anglia dhe Italia ndanë në paqe, barazime edhe për grupet tjera

Kanë vazhduar katër ndeshjet në Ligën A të Kombeve, ku të shtunën në fushë ishin grupi 3 dhe 4.

Ndeshja kryesore e mbrëmjes të së shtunës, ishte ajo mes Anglisë dhe Italisë, e cila është mbyllur pa gola edhe pse kishte raste nga të dyja palët.

Anglia nuk ia ka dalë të marrë fitoren e parë në këtë edicion të Ligës së Kombeve as pas ndeshjes së tretë. Ndeshja u realizua me shumë raste nga të dyja skuadrat, por nuk u shënua asnjë gol.

Raheem Sterling, pati shansin e artë për të shënuar në pjesën e dytë, por dy metra larg portës, ai e gjuajti topin jashtë.

Edhe Italia kishte raste të mira, megjithatë e ruajti vendin e kreut në grupin e 3-të me pesë pikë.

Anglia është e fundit me dy pikë, Hungaria e dyta me katër pikë e Gjermania e treta me tre pikë.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Hungaria e ka ndalur në barazim Gjermanin, me rezultat 1-1.

Zsolt Nagy shënoi për hungarezët në minutën e 6-të, ndërsa gjermanët barazuan pas tre minutash me Jonas Hofmann.

Italia është e para e grupit me 5 pikë, Hunagria ka 4 pikë, Gjermania 3 pikë, ndërsa Anglia ka 2 pikë, duke e lënë grupin të hapur.

Në grupin 4, u përballen Holanda me Poloninë e cila solli më shumë gola, por u mbyll me rezultat të barazuar 2-2.

Gregory Krychoëiak dhe Piotr Zielinski shënuan fillimisht për polakët, por holandezët u kthyen në lojë më golat e Danny Klaassen dhe Danzel Dumfries.

Uellsia dhe Belgjika kanë barazuar 1:1 në ndeshjen e tretë të grupeve të Ligës së Kombeve.

Pjesa e parë nuk prodhoi gola, dhe me të nisur e dyta, Yannick Carrasco realizoi në të 51-n për epërsinë e mysafirëve.

Por tre minuta para përfundimit të lojës, Uellsi e barazoi rezultatin me Brennan Johnson.

Belgjika tash ka vendin e dytë me katër pikë në grupin 3, Uellsi është i fundit me një pikë. Holanda i prin grupit me shtatë pikë, ndërsa Polonia është e treta me katër pikë.

Edhe Uellsi ka barazuar me Belgjikën 1-1 në kuadër të këtij grupi. Youri Tielemans dhe Johnson i shënuan golat në këtë takim.

Holanda si lider ka 7 pikë, Belgjika dhe Polonia nga 4 pikë, ndërsa 1 pikë ka Uellsi.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika