“Barber Shok” vazhdon me sezonin e ri në TV Dukagjini, sjell risi

Emisioni Barber Shok me Fis Junikun ka filluar sezonin e ri në TV Dukagjni. Sezoni i katërt do të jetë me plotë risi që nga studio e re, e te Marisa Hoti, që do të jetë në bashkëmoderim të emisonit me Fis Junikun

Barber Shok me Fis Junikun

Emisioni “Barber Shok” me Fis Junikun vazhdon rrugëtim e tij, kështu duke filluar edhe me sezonin e katërt në Televizionin Dukagjini.

E nga ky sezon Fis Juniku nuk do të jetë moderator i vetëm i këtij emisoni, pasi tash e tutje do t’i bashkangjitet në bashkëmoderim Marisa Hoti.

Ky nuk është ndryshimi i vetëm që ka ndodhur me “Barber Shok”, pasi nga ky sezon është me studio të re dhe me ndryshe nga çka jemi mësuar të shohim në emisonet në Kosovë dhe Shqipëri.

Marisa Hoti

Ndërkaq, Dj Flex do te kujdeset për muzikën, që do t’i shoqërojë mysafirët në studio gjatë emisionit

Mysafiri i parë për sezonin e katërt ishte reperi, SEMI, i cili ka biseduar rreth projekteve të tij më të fundit dhe jetës së tij.

Emisioni “Barber Shok” me Fis Junikun transmetohet çdo të shtunë me fillim nga ora 22:00 në TV Dukagjini.