Barcelona dështon sërish të kualifikohet, Manchester United vazhdon tutje
Ekipi i Fc Barcelonës është eliminuar nga gara e Uefa Europa League, nga ekipi anglez i Manchester United. Fillimisht, në epërsi ka kaluar Barcelona në minutën e 18-të, ku nga penalltia ka shënuar sulmuesi Robert Lewandowski. Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 47-të anglezët barazuan me anë të Fred, i cili u […]
Ekipi i Fc Barcelonës është eliminuar nga gara e Uefa Europa League, nga ekipi anglez i Manchester United.
Fillimisht, në epërsi ka kaluar Barcelona në minutën e 18-të, ku nga penalltia ka shënuar sulmuesi Robert Lewandowski.
Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 47-të anglezët barazuan me anë të Fred, i cili u asistua nga Bruno Fernandez.
Kurse për ta vulosur rezultatin, u përkujdes sulmuesi brazilian Antony, i cili e kualifikoi në rundin tjetër ekipin e tij, për t’ia shuar ëndrrat Barcelonës që të fitonin një trofe evropian.
Trofeu i fundit evropian kur fitoi Barcelona ishte në vitin 2015, kur e kishte fituar trofeun e Ligës së Kampionëve.















