Barcelona po e mbyll pjesën e parë të “El Clasico”-s me epërsi të pastër 2:0 ndaj Real Madrid në La Liga.
Skuadra katalanase e ka dominuar pjesën e parë të ndeshjes, duke konkretizuar rastet me dy gola të shpejtë.
Fillimisht, Marcus Rashford shënoi në minutën e 9-të nga gjuajtja e lirë, ndërsa më pas Ferran Torres dyfishoi rezultatin në minutën e 18-të pas një aksioni të ndërtuar nga Dani Olmo.
Real Madridi ka pasur vështirësi në organizimin e lojës dhe nuk ka arritur të reagojë në mënyrë të rrezikshme gjatë 45 minutave të para, duke shkuar në pushim me një disavantazh të madh në “Camp Nou”.