Barcelona raportohet të ketë arritur marrëveshje me Sevillan, për transferimin e mbrojtësit perspektiv, Jules Kounde.

Lojtari prej javësh ka qenë prej më të përmendurve në tregun e transferimeve, pasi ka qenë jashtëzakonisht i lidhur edhe me një kalim te Chelsea në Angli.

Megjithatë, ‘lufta e ftohtë’ mes gjigantit katalonas dhe të kaltërve nga Londra, raportohet të ketë rezultuar me triumfin e të parëve.

Sipas mediave evropiane, transferimi i 23 vjeçarit në Camp Nou, do t’u kushtojë këtyre të fundit rreth 50 milionë euro.

Kur jemi te Barcelona, ky klub ka bërë disa përforcime të mëdha në këtë vit, me theks të veçantë Robert Lewandowski, Raphinha e Franck Kessie, të cilët pritet ta rikthejnë këtë skuadër drejt synimeve të mëdha.

Jules Kounde