Barcelona kërkon përmbysjen në Madrid – Atletico më afër gjysmëfinales

Këtë të martë nga ora 21:00, në Madrid luhet një nga ndeshjet më të forta të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, ku Atletico Madrid pret Barcelonën në duelin e kthimit për një vend në gjysmëfinale.

Barcelona vjen në këtë sfidë me detyrë të vështirë, pasi ka humbur ndeshjen e parë në shtëpi me rezultat 2:0. Golat e Julian Alvarez dhe Alexander Sorloth i dhanë avantazhin e madh skuadrës së Diego Simeones, duke e vendosur Atletico-n shumë pranë kualifikimit.

Në ndeshjen e parë, Barcelona mbeti me një lojtar më pak pas kartonit të kuq, çka ndikoi në rrjedhën e lojës, ndërsa Atletico shfrytëzoi maksimalisht epërsinë numerike për të marrë një fitore të rëndësishme në “Camp Nou”.

Tani, katalanasit duhet të kërkojnë përmbysje në transfertë nëse duan të vazhdojnë ëndrrën për trofeun e tyre të gjashtë në Ligën e Kampionëve, dhe të parin që nga sezoni 2014/15.

Nga ana tjetër, Atletico Madrid ka një histori të fortë në ndeshjet evropiane kur fiton ndeshjen e parë, dhe hyn në këtë duel me besim të madh për të siguruar kalimin në gjysmëfinale.

Edhe përkundër faktit se nuk e ka fituar kurrë Ligën e Kampionëve, Atletico ka arritur dy finale (2014 dhe 2016), duke treguar se është gjithmonë një kundërshtar i rrezikshëm në fazat me eliminim direkt.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika