Barcelona shënon fitoren me gol në kohën shtesë

Barcelona në kuadër të javës së 31-të në La Liga, ka shënuar fitore me shumë vështërsi ndaj Levantes të dielën mbrëma, me rezultat 3 me 2, kjo falë golit të shënuar nga rezervisti Luuk de Jong në minutat shtesë. Ai shënoi duke goditur me kokë pas krosimit të Jordi Albas.

Ndeshja ishte dramatike dhe rezultatet u shënuan në kohë të paprituara.

Performanca e Barçës në pjesën e parë ishte jashtëzakonisht zhgënjyese për tifozët e saj. Levante arriti golin e parë, pasi Son u rrëzua në zonë dhe u thirr për penallti.

Jose Luis Morales shënoi nga pika e bardhë për rezultatin 1:0 në minutën e 51-të, duke e vendosur Levantes në kryesim. Roger humbi penalltinë e dytë të Levantes, në minutën e 55-të.

Jose Luis Morales, Levante

Pierre Emerick Aubameyang shënoi në minutën e 59-të pas asistimit të Ousmane Dembeles për rezultatin 1:1 ndaj Levante. Pedri shënoi për 2:1 në të mirë të Barcelonës, në minutën e 63-të.

Pierre Emerick Aubameyang dhe Pedro González López

Por Levante pas humbjes së penalltis së dytë, fitoi një penallti tjetër, pra të tretën në ndeshje. Atë e konkretizoi Gonzalo Melero në minutën e 83-të dhe, rezultati u barazua në 2:2.

Barcelona zgjati serinë e saj të fitoreve në La Liga në shtatë ndeshje dhe do ta mbyllë fundjavën e dyta në tabelë falë kësaj fitoreje të egër ndaj Levantes e që u bë një nga ndeshjet më të çmendura të sezonit.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika