Ekipi katalunas, Barcelona, është shpallur kampion i ligës spanjolle, në fitoren e tyre kundër rivalit lokal, Espanyol me rezultat 2 me 4.

Fituesi i këtij meqi u vendos që në pjesën e parë, ku blaugranët shënuan tri herë, me dy  golat e Levandowskit dhe një nga Balde.

Në fillim të pjesës së dytë, golin e katërt për Barcelonën e shënoi, mbrojtësi francez Jules Kounde. Kurse golat për Espanyolin i shënuan  Jav Puado në minutën e 73-të dhe Joselu në minutën e 90.

Ky është titulli i parë i ligës, nën drejtimin e trajnerit dhe ish-lojtarit Xavi Hernandez. Barcelona bashkë me këtë titull e çon numrin e titujve të fituar të ligës në 27.