Barcelona – skuadra me mbrojtjen më të mirë në Evropë
Nga Liga e Kampionëve u eliminua në fazën e grupeve. Por, në La Liga – Barcelona po e tregon një fytyrë tjetër. Skuadra e udhëhequr nga Xavi Hernandez triumfoi të dielën edhe ndaj Atletico Madrid me rezultat minimal 0-1 për të dëshmuar formën e lartë që po kalon. Edhe në këtë takim – sikur në […]
Nga Liga e Kampionëve u eliminua në fazën e grupeve. Por, në La Liga – Barcelona po e tregon një fytyrë tjetër.
Skuadra e udhëhequr nga Xavi Hernandez triumfoi të dielën edhe ndaj Atletico Madrid me rezultat minimal 0-1 për të dëshmuar formën e lartë që po kalon.
Edhe në këtë takim – sikur në shumicën e ndeshjeve kampionale reparti defanziv i katalunasve ishte në nivel të lartë dhe këtë më së miri e dëshmojnë statistikat.
Nga 16-të ndeshje të zhvilluara në La Liga, Barça ka pësuar vetëm gjashtë gola. Një nga më meritorët për këtë arritje është gardiani, Marc-André ter Stegen.
30 vjeçari po e zhvillon një sezon fanastik dhe ka arritur që ta mbajë portën e paprekur në 11-të takime.
Por, edhe rikthimi i Ronald Araujos premton siguri, pa lënë anash Jules Kounde Andreas Christensen dhe Alejandro Balden që shkëlqyen në “Wanda Metropolitano”.
Barcelona është lidere e La Ligës me 41 pikë, tre më shumë se Real Madrid që gjendet në vendin e dytë dhe nëntë më shumë se Real Sociedadi i pozitës së tretë.















