Barrikadat e vitit 2022 në veri: Radosavljeviq dhe Dobrac dënohen me gjithsej 21 muaj burgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me burgim dy të akuzuarit për barrikadat e vendosura në veri të Kosovës në vitin 2022, Millosh Radosavljeviq dhe Dushan Dobrac.

Pas marrëveshjeve për pranimin e fajësisë të arritura me Prokurorinë Speciale, Gjykata i ka shpallur fajtorë dy të akuzuarit dhe u ka shqiptuar dënimet përkatëse.

Millosh Radosavljeviq është dënuar me nëntë muaj burgim, ndërsa Dushan Dobrac është dënuar me 12 muaj burgim.

Të fundit nga rubrika