Barrikadat, KFOR-i paralajmëron ndërhyrje nëse ato nuk largohen

Misioni i KFOR-it ka testuar kapacitetet e njësive të saj reaguese në kulmin e tensioneve në veriun e barrikaduar nga serbët. Ky mision ndërkombëtar thotë se është i gatshëm të ndërhyjë për të ofruar siguri dhe garantuar lirinë e lëvizjes në pjesën veriore të vendit. Njohës të çështjeve të sigurisë kërkojnë nga KFOR-i që të mos vazhdojë tolerimin barrikadave dhe mirëmbajtësit e armatosur të tyre

Trupat e KFOR-it në veri të Kosovës. Foto Reuters

Efikasiteti i këtyre mjeteve të rënda të KFOR-it është testuar hiç më larg se dy ditë më parë.

Ushtrimet e 19 dhjetorit i kanë mundësuar këtij misioni të NATO-s në Kosovë për të qenë gati për reagim në rast se barrikadat nuk largohen nga veriu dhe vendoset për ndërhyrje.

KFOR-i ka thënë gjatë së mërkurës që është duke pritur një marrëveshje për largimin e barrikadave.

“Për shkak të kompleksitetit të mjedisit aktual operativ, është thelbësore që këto sisteme dhe aftësi të testohen pasi ato zbusin rrezikun kolektiv nëse marrëveshjet e ardhshme politike nuk mund të përmbushen. Ka shumë aktorë në terren të përkushtuar për të bërë përparim, por KFOR-i mbetet vigjilent dhe i gatshëm për të reaguar. Ne jemi të përgatitur të ndërhyjmë, nëse është e nevojshme, por ne parandalojmë përshkallëzimin, në përputhje me mandatin tonë të OKB-së”, ka thënë KFOR-i.

Çdo orë tutje e kaluar me barrikada është e tepërt, sipas Kadri Kastratit.

Gjenerali ushtarak në pension kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të KFOR-it për të rikthyer lirinë e lëvizjes rrugëve të veriut.

Shtimin e prezencës së tij në Jarinjë, dhe bashkëpunimin me institucionet në Kosovë dhe Serbi, KFOR-i e ka vlerësuar të suksesshëm në parandalimin e cenimit të sigurisë nga persona të armatosur.

Ky mision ka treguar se është akoma duke analizuar kërkesën e Serbisë për rikthimin e trupave ushtarake dhe policore të saj në Kosovë.

“Aktualisht jemi duke analizuar kërkesën e fundit të Qeverisë së Serbisë. Ne do të vazhdojmë të ofrojmë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes që inkurajon dialogun produktiv, duke u dhënë udhëheqësve aftësinë për të krijuar zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme, për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, ka shtuar KFOR-i.

Kërkesa e Serbisë për të rikthyer trupat e saj në Kosovë erdhi pas barrikadimit të veriut nga grupe kriminale serbe.

Qeveria e Kosovës ka thënë se i ka dhënë KFOR-it kohën e kërkuar për të siguruar lirinë e lëvizjes në komunat veriore.

Shija e redaktorit

“Komplot-i” nis të hënën në Televizionin Dukagjini

Rrëfimet për të djeshmen dhe të ardhmen, në formën e të vërtetave dhe gënjeshtrave, e mbështjellin shpesh njëra-tjetrën në botën në të cilën jetojmë. Pas...

“Do të doja të dielën të marshoja me ju, kriminelët...

Ish-Shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thënë se do të donte të merrte pjesë në marshin e së dielës...

Certifikohen pjesëtarët e FSK-së për mbështetje me zjarr indirekt

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka certifikuar pjesëtarët për mbështetje me zjarr indirekt, të premten e 31 marsit. “Me qëllim të përgatitjes profesionale të...

Të fundit nga rubrika