Barten nga IML-ja trupat e tre kriminelëve serb që sulmuan Policinë në veri
Trupat e tre kriminelëve serb të vrarë në veri nga Policia e Kosovës janë bartur nga IML-ja këtë të shtunë. Trupat e tyre janë marrë nga familjarët. Këtë për Dukagjinin e ka konfirmuar Dr. Ditor Haliti. Të dielën e 24 shtatorit, në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit është sulmuar Policia e Kosovës nga grupi […]
Trupat e tre kriminelëve serb të vrarë në veri nga Policia e Kosovës janë bartur nga IML-ja këtë të shtunë.
Trupat e tyre janë marrë nga familjarët.
Këtë për Dukagjinin e ka konfirmuar Dr. Ditor Haliti.
Të dielën e 24 shtatorit, në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit është sulmuar Policia e Kosovës nga grupi terrorist serb.
Nga ky sulm mbet i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku, i plagosur zyrtari policor Alban Rashiti dhe disa të tjerë të lënduar, derisa Policia e Kosovës ka vrarë tre pjesëtarë të grupit terrorist serb.















