Basel zhgënjen në kampionat, por Shaqiri shkëlqen si lider i Superligës zvicerane

FC Basel nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë në këtë edicion të Superligës së Zvicrës, duke regjistruar rezultate të paqëndrueshme dhe duke mbetur larg garës për kreun e tabelës. Megjithatë, në një sezon të vështirë për klubin, një emër ka spikatur dukshëm – kapiteni Xherdan Shaqiri.

Ylli i përfaqësueses zvicerane ka qenë pika më e fortë e Baselit, duke u renditur në krye të listës së lojtarëve më efikasë të kampionatit, si në gola ashtu edhe në asistime.

Sipas ranglistës së publikuar nga “kicker.ch”, Shaqiri ka pasur një ndikim vendimtar në sezonin e Baselit, duke kontribuar drejtpërdrejt në një numër të madh pikësh të fituara nga skuadra.

“Këtë edicion, ish-lojtari i përfaqësueses zvicerane ka ndihmuar Baselin t’i fitojë 21 pikë, duke kontribuar drejtpërdrejt në pothuajse 40% të golave të ekipit. Ky është bilanci më i mirë në ligë”, shkruan mediumi gjerman “kicker.ch”.

34-vjeçari ka regjistruar 11 gola dhe 10 asistime në Superligë, duke dëshmuar edhe një herë rolin e tij vendimtar dhe eksperiencën e madhe në futbollin zviceran, pavarësisht formës së luhatshme të ekipit.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika