Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me bllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit, duke e quajtur të padrejtë sjelljen e opozitës dhe refuzimin e kandidaturës së Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

Deputeti Dimal Basha, në një deklarim për gazetarët para seancës së sotme, ka thënë se fajtorë për bllokadën janë deputetët që po votojnë kundër në seancë, duke përmendur edhe argumentet që, sipas tij, janë ofenduese.

“Opozita thotë se Albulena Haxhiu nuk duhet të votohet sepse është e zhurmshme dhe përçarëse…Haxhiu ka qenë deputete, ministre për më shumë se katër vjet dhe s’gjeni asnjë njollë në punën e saj”, u shpreh Basha.

Ndërkohë, edhe deputeti tjetër i LVV-së nga Lista Guxo, Faton Peci, ka thënë se Kushtetuta e përcakton qartë se posti i kryetarit të Kuvendit i takon partisë fituese dhe se ajo ka të drejtën e propozimit të kandidatit.

Kujtojmë se Albulena Haxhiu është kandidatja e propozuar nga LVV për të udhëhequr Kuvendin, ndërsa kjo është tentativa e tetë për ta konstituuar institucionin më të lartë legjislativ në vend.