Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes  Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar ndaj Raportues për Kosovën, në Parlamentin e Evropina, Viola von Cramon, sipas Bashës e kjo e fundit i ka ofenduar zyrtarët e Policës së Kosovës në Veri të Vendit.

Më tej ai ka thënë se von Cramon ka “një mentalitet imperialist dhe i turpshëm” por sipas tij “këso sjellje s’kanë vend n’Republikën e Albin Kurti”.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Deputeti të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes  Vetëvendosje, Dimal Basha.

S’po mundem me besu çka pashë!  Në lajme qëndrore kish dal Viola von Cramon, një deputete e BE-së, duke ofenduar policët tanë në krye të detyres në veri! U sillke si me qenë far komandante supreme!

Nuk po muj me besu se ku e gjejnë guximin m’u sillë si kauboj në vend t’huj. Ky është një mentalitet imperialist dhe i turpshëm. Paramendone një deputet të BE-së duke ofendu policinë gjermane!

Për besë ne mundemi me qenë t’varfër, por s’ndjehemi aspak inferior dhe kemi policinë me shumë dinjitet. Këso sjellje s’kanë vend n’Republikën e Albin Kurtit, sepse nuk lejohet askush me ofendu policinë në kryerje të detyrave!