Basha kritikon ambasadorët: Po na shitni përralla
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i ka kritikuar ambasadorët e shteteve ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë. Basha tha se nëse vërtet do të shqetësoheshin për dorëheqjet e fundit të tre policëve të rinj serbë, nuk do t’i vinin masa ndëshkuese Kosovës. “Shefi i EULEX-it dhe plot ambasadorë paskan reaguar duke thanë që jemi duke […]
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i ka kritikuar ambasadorët e shteteve ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë.
Basha tha se nëse vërtet do të shqetësoheshin për dorëheqjet e fundit të tre policëve të rinj serbë, nuk do t’i vinin masa ndëshkuese Kosovës.
“Shefi i EULEX-it dhe plot ambasadorë paskan reaguar duke thanë që jemi duke i përcjellë me shqetësim dorëheqjet e fundit të 3 serbëve të Kosovës të saporekrutuar! Po na shitni përralla për besë, sepse me qenë vërtet të shqetësuar i kishit vënë masa Serbisë e jo Kosovës”, tha ai.
Të shqetësuar me dorëheqjen e tre policëve serbë nga Policia e Kosovës janë shprehur ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ai i Gjermanisë Jorn Rohde, si dhe shefi i EULEX-it.















