Basha kritikon PDK-në: Nuk propozoi asnjë emër të vetëm për president, mund të na vendoste në pozitë të keqe

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës për mungesë të propozimeve konkrete në procesin e zgjedhjes së presidentit të vendit.

Në Debat Plus në TV Dukagjini, Basha tha se PDK-ja kishte mundësinë të vendoste në pozitë të vështirë partitë e tjera nëse do të kishte propozuar kandidatë të pranueshëm për këtë post.

“PDK-ja ka mund me na vendos në pozitë të keqe krejtve. Edhe juve edhe neve si LVV edhe LDK-në. Edhe kish dal qe ku i kam dy emrat të denjë. Burra e gra, këta janë dy emrat dhe ju s’mundemi me refuzu. Edhe atëherë kishim thënë atëherë vërtetë këta qenkan të denjë dhe qenkan figura që gëzojnë mbështetje gjithëpopullore po edhe brenda Kuvendit. Dhe ne i mbështesim. Por meqenëse se kanë qenë kaq të denjë pse nuk e kanë dhënë asnjë emër. Asnjë emër të vetëm”, ka thënë Basha.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika