Basha: Kushtetuesja na tha zgjidhni cilën formë të votimit doni
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i ka akuzuar partitë e tjera se po e bllokojnë konstituimin e Kuvendit. “Votimi i fshehtë po tentohet të shfrytëzohet pasi votimi i hapur s’ka qenë i suksesshëm. Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e saj ka thënë se mund të përdoret cilido votim. Ne kemi provuar me votimin e hapur, […]
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i ka akuzuar partitë e tjera se po e bllokojnë konstituimin e Kuvendit.
“Votimi i fshehtë po tentohet të shfrytëzohet pasi votimi i hapur s’ka qenë i suksesshëm. Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e saj ka thënë se mund të përdoret cilido votim.
Ne kemi provuar me votimin e hapur, s’ka pasur zgjidhje, e kemi tentuar me votimin e fshehtë. Gjykata ka thënë zgjidhni cilido që të doni. Por, opozita po thotë që votimi i fshehtë është pikë e re e rendit”, ka deklaruar Basha para nisjes së seancës konstitutive.















