Basha: Me ShBA-në pajtohemi 99 për qind, ndodh të kemi bindje të ndryshme

Dimal Basha, VV

Deputeti i LVV-së, Dimal Basha, duke folur për akuzat e ShBA-së, ndaj Kosovës për mungesë të moskoordinimit, tha se ndodhë nganjëherë të kemi mospajtime, por që në shumicën e rasteve qëndrimet janë të njëjta.

“Koordinimi është i përhershëm, ne pajtohemi 99% të rasteve me ShBA, por ka raste kur kemi bindje të ndryshme. Provokim ishin targa, dhe atë e definon Vuçiqi, për këtë ka pasur marrëveshje, kur ne themi t’i zbatojmë që i kemi bë, ai e merr si provokim, dhe bashkësia ndërkombëtare e merr si të mirëqenë”, ka thënë ai.

Basha në emisionin “Five”, tha se ndërkombëtarët jashtë Kosovës, nuk e kanë të qartë shumë se cfarë po ndodhë në Kosovë, kjo për shkak të propagandës të Serbisë dhe Rusisë.

“Mendoj që ndërkombëtarët brenda Kosovës janë të njohur, por po flas për ata jashtë Kosovës. Macron thoshte se s’ka pas pajtueshmëri për zgjedhjet, ka pas pajtueshmëri. Faktori ndërkombëtar brenda Kosovës, t’ia bëjë me dije Serbisë, por edhe shtetasve nga vijnë, se kush është duke e inicu dhunën”, ka thënë ai.

Basha theksoi se Qeveria e Kosovës, e kupton që kryetarët e komunave veriore, nuk e kanë legjitimitetin për shkak të numrit të vogël të votuesve në zgjedhje, por që sipas tij ky nuk është faji i Kosovës.

“E kuptojmë që kryetarët e komunave nuk e kanë legjitimitetin, kanë numër të vogël të votave. Nuk kemi faj ne si shtet që s’kjanë marrë pjesë serbët në zgjedhje. Nuk mundemi, është e rraskapiste që 10 vjet nënshkruajmë marrëveshje, në momentin kur synojmë implementimin Serbia refuzon dhe na ngreh zhag”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika