Basha: Partitë obligohen të konstituojnë Kuvendin, opozita po refuzon

Dimal Basha, LVV

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje [VV], Dimal Basha, ka deklaruar se partitë janë të obliguara të konstituojnë Kuvendin e Kosovës, duke thënë se partitë e tjera po refuzojnë, me ç’rast tha se po e bllokojnë procesin.

Basha ka thënë për media para futjes në Kuvend se Kushtetuta i bën përgjegjëse partitë që të konstituojnë.

“Kushtetuta i bart si përgjegjëse tri partitë për të konstituuar Kuvendin. Ky bie si obligim nga partitë që të zgjedhin kryesinë…Ata po refuzojnë të votojnë. Kryesia është VV-ja, LDK-ja, PDK-ja. Nëse dikush do të akuzojë për bllokim, janë ata që po refuzojnë të votojnë”, ka shtuar ai.

I pyetur nëse VV-ja do ta ndërrojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, Basha tha se vazhdon të jetë Albulena Haxhiu dhe “ne s’jemi këtu t’ua plotësojmë dëshirën cilin kandidat ta vendosim”.

Për media foli edhe deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, që tha se qytetarët zhbllokim.

“Kjo është si pasojë e paaftësisë së VV-së për të krijuar shumicën. Këto janë shqetësimet tona, e shqetësimet e qytetarëve janë më të larta”.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka nisur përpjekjen e pestë për konstituimin e legjislaturës së nëntë. Pas dështimit paraprak për të verifikuar mandatet, tash ngërçi ka ngelur te posti i kryeparlamentarit.


Teksa Lëvizja Vetëvendosje insiston në kandidaturën e Albulena Haxhiut, subjektet që në legjislaturën e shkuar ishin në opozitë kanë refuzuar çfarëdo kompromisi përderisa nuk ndryshohet emri i kandidatit.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika