Basha: S’bëjmë koalicion me PDK-në, me LDK-në mund të bëjmë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka deklaruar se partia e tij nuk është e gatshme të hyjë në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, ndërsa me Lidhjen Demokratike të Kosovës mund të ketë. Basha ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje ka qenë e hapur dhe konstruktive gjatë gjithë procesit të përpjekjeve për zhbllokimin institucional. “VV-ja […]
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka deklaruar se partia e tij nuk është e gatshme të hyjë në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, ndërsa me Lidhjen Demokratike të Kosovës mund të ketë.
Basha ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje ka qenë e hapur dhe konstruktive gjatë gjithë procesit të përpjekjeve për zhbllokimin institucional.
“VV-ja ka treguar që është konstruktive në të gjitha hapat që kanë pasur për qëllim zhbllokimin. Është i pakuptueshëm gjithë ky bllokim, që është duke ardhur nga opozita. Me PDK-në nuk bëjmë koalicion, pasi nuk është reformuar. Me LDK-në mundemi”, ka thënë Basha.















