Basha takon shefin e FMN-së: Kosova po shënon rritje të qëndrueshme ekonomike, por nevojitet përgjegjësi institucionale për miratimin e buxhetit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, priti sot në takim shefin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Kosovën, David Amaglobeli. Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet ekonomike dhe fiskale në vend, ku të dy palët vlerësuan pozitivisht ecurinë e ekonomisë kosovare. Kryetari Basha nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit institucional […]
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, priti sot në takim shefin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Kosovën, David Amaglobeli.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet ekonomike dhe fiskale në vend, ku të dy palët vlerësuan pozitivisht ecurinë e ekonomisë kosovare.
Kryetari Basha nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit institucional dhe fiskal, duke theksuar se miratimi i Projektligjit për Buxhetin e vitit 2026 është prioritet urgjent për funksionimin normal të institucioneve dhe garantimin e pagesave publike.
“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, priti sot në takim shefin e Misionit për Kosovën nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, David Amaglobeli, të shoqëruar nga ekipi i tij.















