Bashkatdhetarët presin deri në dy orë për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë

Mërgimtarët po presin në pikëkalimin kufitar të Merdarit deri në dy orë për të dalë nga Kosova, ndërsa në pikën kufitare të Dheut të Bardhë presin deri në 40 minuta

Deri në dy orë janë duke pritur mërgimtarët për të dalë nga Kosova në pikëkalimin kufitar në Merdarë.

Qendra kombëtare për menaxhim kufitar ka bërë të ditur se bashkatdhetarët po presin në një kolonë prej 700 metrash për të dalë nga Kosova në pikëkalimin kufitar në Merdarë.

Pritje për të dalë nga Kosova ka edhe në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë deri në 40 minuta, e që kolona shkon deri në 200 metra.

Në pikat e tjera kufitare nuk raportohet për kolona e pritje të gjata.

Ndryshe, të martën në mbrëmje, Policia e Kosovës ua rikujtoi qytetarëve për mundësinë e udhëtimit edhe përmes pikave të tjera kufitare në mënyrë që të evitohen pritjet e gjata në Merdarë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika