Qindra studentë janë mbledhur në kundërshtim të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Me pankarta “Zajednica nuk kalon”, “Bashkë kundër Asociacionit”, studentët janë nisur drejt objektit të Qeverisë së Kosovës.

Përpos studentëve, aty janë parë edhe deputetë të Kuvendit, siç është ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari.

Po ashtu, përpos studentëve, për protestë kanë ardhur nga veriu i Mitrovicës edhe persona me nevoja të veçanta.

Në këtë protestë po dominojnë flamurët kombëtarë dhe rrallë shihen flamurët shtetërorë.