Bekim Hamez Jashari së bashku me mixhën e tij e ka organizuar një iftar me familjen dhe miqtë për të festuar muajin e shenjtë të Ramazanit, pasi sipas tij kjo kishte qenë tradita e dëshmorit të kombit Shaban Jasharit e të cilën traditë e kanë vazhduar nëpërmjet këtij organizim ku edhe i kanë përkujtuar paraardhësin e tyre.

“Bashkë me mixhën e dashur Rifat, nipa dhe miq në një iftar madhështor që na kujton iftarët që organizonim  dikur kur sofra  ishte plotë, me babën Shaban, burra, djem, nipa, shokë, miq e dashamirë”, ka shkruar Jashari.

Më tej ai ka thënë se populli shqiptarë duhet të jetë i bashkuar pavarësisht dallimeve fetare.

“Në këtë muaj të madhërishëm të Ramazanit lutemi për harmoni, solidaritet dhe bashkim për të mirën e përbashkët”.

“Shqiptarë, pavarësisht besimit fetar, që duam shtetin dhe kombin jemi një dhe bashkë duhet të ecim para për të jetësuar idealin e të parëve tonë!”, ka përfunduar Jashari.