Bashkëjetonte me një vajzë të mitur, arrestohet i dyshuari në Obiliq
Në Obiliq, Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë nën dyshimin se ka bashkëjetuar me një vajzë të mitur, nën moshën 16 vjeç. Sipas raportit 24-orësh, rasti është cilësuar si bashkëjetesë jashtëmartesore me person nën 16 vjeç. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet po vazhdojnë. “Obiliq/22.11.2025-02:00. […]
Në Obiliq, Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë nën dyshimin se ka bashkëjetuar me një vajzë të mitur, nën moshën 16 vjeç.
Sipas raportit 24-orësh, rasti është cilësuar si bashkëjetesë jashtëmartesore me person nën 16 vjeç.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
“Obiliq/22.11.2025-02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka bashkëjetuar me viktimën femër kosovare (e mitur). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.















