Forca e Sigurisë së Kosovës, në një postim në facebook, ka njoftuar se nënoficerët e saj janë trajnuar në shtetin e Shqipërisë.
“Në kuadër të bashkëpunimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, nënoficerë të FSK-së, së bashku me ata të FARSH-së, përfunduan Kursin e Avancuar të Nënoficerit, pranë Qendrës së Arsimimit Profesional të Nënoficerëve, në Akademinë e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë”, ka shkruar ndër të tjera FSK-ja.
Qëllimi i Kursit është ngritja e aftësive profesionale të nënoficerëve, me synim që të përgatisë liderë të shkathët për të udhëhequr me trupa.

Partneritetit mes FSK-së dhe FARSH-së ka ndihmuar dhe vazhdon të ndihmojë në avancimin profesional të ushtarakëve nga Kosova dhe Shqipëria, për të qenë sa më të përgatitur për të ndërvepruar krah aleatëve ndërkombëtarë.