Bashkëshortja e Milan Radojçiqit po intervistohet nga Policia e Kosovës

Ema Radojçiq, bashkëshortja e organizatorit të sulmit paramilitar serb në Banjskë, Milan Radoiçiq, po intervistohet nga Policia e Kosovës, me ftesë të Krimeve Ekonomike të Prishtinës

Milan Radoiçiq dhe gruaja e tij, Ema Radojçiq

Ema Radojçiq, bashkëshortja e Milan Radojçiqit, është aktualisht në stacionin e policisë në veri të Mitrovicës.

Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Sipas tij, ajo po intervistohet nga hetuesit e departamentit të Krimeve të Rënda, në prani të avokatit të saj.

“Konfirmojmë se në Mitrovicë të Veriut është duke u intervistuar ky person në prani të avokatit me ftesë të Krimeve Ekonomike në Prishtinë”, ka thënë Elshani.

Milan Radojçiq është i dyshuari kryesor për sulmin terrorist më 24 shtator në Banjskë, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Megjithëse ai ka pranuar publikisht organizimin e sulmit, ai vazhdon të jetë i lirë, pasi është larguar nga Kosova.

Pas 24 shtatorit, Radojçiqi dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika