Bashkim Nurboja merr përkohësisht postin e guvernatorit të BQK-së

Kryetari i Bordit të BQK-së, Bashkim Nurboja, është zgjedhur si guvernator i përkohshëm i BQK-së. Nurboja në të kaluarën kishte qenë kandidat për kryetar të Pejës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje

Kryetari i Bordit të BQK-së, Bashkim Nurboja. Foto: Telegrafi

Bashkim Nurboja, kryetar i bordit të Bankës Qendrore të Kosovës, e ka marrë përkohësisht postin e guvernatorit të kësaj banke.

Ky vendim është marrë nga Bordi i BQK-së, për shkak të pamundësisë për ta zgjedhur gurvenatorin e ri të Bankës Qendrore të Kosovës, si dhe në mungesë të zëvendësguvernatorëve me mandat të plotë.

Po ashtu, dy anëtarët joekzekutivë të Bordit të BQK-së, do të marrin përkohësisht postet e zëvendësguvernatorëve.

“Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 29 mars 2023, mori vendimin si në vijim: Duke marrë parasysh rrethanat e krijuara si rezultat i përfundimit të mandatit të Guvernatorit të Bankës Qendrore, si dhe në mungesë të Zëvendësguvernatorëve me mandat të plotë (për shkak të përfundimit të mandatit), Bordi i Bankës Qendrore në mbledhjen e mbajtur më 29 mars 2023, në pajtim me nenin 46 të Ligjit nr.03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, mori vendim që posti i Guvernatorit të merret përkohësisht nga kryetari i Bordit të Bankës Qendrore, ndërsa dy (2) anëtarët joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore, do të marrin përkohësisht postet e zëvendësguvernatorëve”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Ky vendim, sipas Bordit të BQK-së, është marrë me qëllim të sigurimit të vazhdimësisë së përmbushjes së objektivave të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës “siç është përcaktuar me Ligjin nr.03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika