Bashkimi Evropian për Planin e Rritjes: Afati i ardhshëm për raportim janari i 2027-ës

Bashkimi Evropian ka mirëpritur zhbllokimin institucional në Kosovë, por paralajmëron rrezikun e humbjes së fondeve për shkak të afateve të humbura për disa reforma. Me mbi 882 milionë euro në kuadër të Planit të Rritjes, institucionet pritet të përshpejtojnë punën për përmbushjen e reformave dhe shfrytëzimin e fondeve evropiane.

Flamujt e BE-së

Zgjedhja e presidentit të Kosovës u mirëprit nga Bashkimi Evropian.

Por, përtej zhbllokimit institucional, sfida e radhës për shtetin, mbetet rikuperimi i kohës së humbur.

Në kuadër të kësaj, përmes një përgjigje me shkrim për televizionin Dukagjini, BE përmendi edhe Planin e Rritjes nga i cili shteti pritet të përfitojë mbi 882 milionë euro.

E pikërisht për shkak të kuvendit jofunksional për një kohë të gjatë, shtetit të Kosovës, sipas BE-së, i ka skaduar afati për zbatimin e 13 nga 63 hapave, për reforma në qershor të këtij viti.

Kësisoj, Kosova në korrik dorëzoi kërkesën e saj të parë zyrtare për disbursim, e cila aktualisht po shqyrtohet.

“Ashtu si të gjithë përfituesit e tjerë të Instrumentit për Reforma dhe Rritje, Kosova rrezikon të humbasë fondet nëse nuk përmbush një hap brenda periudhës shtesë të lejuar. Kjo periudhë ka përfunduar në fund të qershorit 2026 për 13 nga 64 hapat, përkatësisht për ata që fillimisht ishin paraparë të përmbusheshin në qershor 2025. Shërbimet e Komisionit Evropian janë duke e vlerësuar aktualisht këtë kërkesë. Afati i ardhshëm për raportim do të jetë në janar 2027, kur përfundon periudha shtesë e lejuar për hapat që fillimisht ishin paraparë për dhjetor 2024 dhe dhjetor 2025”.

Ndërkohë, në institucionet tashmë të konsoliduara, thonë se nuk ka më pengesa për të vazhduar me reformat.

Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, thotë se ministrië mund të nisin punën në përmbushjen e objektivave që lidhen me Planin e Rritjes.

“Në ministrinë që drejtoj, e kemi prezantu në lexim të parë ligjin për ndërmarrësi dhe inevstime, është një prej objektibvave në kuadër të Planit të Rritjes, e cila duhet të miratohet në lexim të dyte deri në fund të dhjetorit, tashmë nuk shohim asnjë problem që kjo të procedojë pa asnjë pengesë”.

Ndërsa, drejtori i Këshillit të Investitorëve Evropianë në Kosovë, Emrush Ujkani, konsideron se institucionet duhet që sa më shpejtë të fillojnë punën, në mënyrë që të përfitojnë maksimalisht nga Plani i Rritjes.

“Isntitucionet e tona duhet të gjitha bashkarishjt të bëjënë gjithcka që të përfitojnë maksimalisht, Nuk kemi kohë për të humbur, dhe institucionet e vendit, shoqëria, kanë nevojë shumë për këtë mbështetje”.

Sipas Bashkimit Evropian, më 16 prill 2026, Komisioni Evropian ka lëshuar 61,8 milionë euro në formë të financimit paraprak për Kosovën, në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje. Kjo erdhi pas ratifikimit të Marrëveshjeve për Instrumentin dhe për Huamarrjen nga Kosova, në fillim të muajit shkurt.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika