Bastisen dy lokacione në Prishtinë, sekuestrohen armë dhe 40 fishekë

Dy lokacione në Prishtinë janë bastisur nga njësitë policore, në koordinim dhe bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), nën dyshimin për import, eksport, furnizim, transport, prodhim, ndërmjetësim apo shitje të paautorizuar të armëve ose materieve plasëse.

Bastisja është kryer më 9 shtator, ndërsa në rast janë përfshirë tre të dyshuar kosovarë.

“Lidhur me rastin, me datë 09.09.2026 njësitë policore në koordinim dhe bashkëpunim me PSRK-në, kanë bastisur dy lokacione të ndryshme në Prishtinë, nën dyshimin se tre të dyshuar kosovarë janë të përfshirë në kryerjen e veprës së cekur”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Gjatë bastisjeve, policia ka gjetur dhe sekuestruar si dëshmi materiale një revole me karikator, 40 fishekë, dy telefona celularë, si dhe disa dokumente identifikuese dhe kartela bankare.

“Të dyshuarit pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika