Policia e Kosovës ka bastisur pesë lokacione, në të cilat janë identifikuar 31 viktima të kontrabandimit me migrantë.

“Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar tri revole të llojeve të ndryshme, një armë automatike AK-47, një armë karabinë, një kornizë druri, rreth 218 fishekë, 15 aparate telefonike si dhe para të gatshme rreth dy mijë e dyqind euro”, thuhet në raportin 24-orësh.

Sipas njoftimit, kjo bastisje është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Pas përfundimit të bastisjes, sipas njoftimit janë arrestuar gjashtë shtetas të Kosovës dhe katër shtetas të huaj dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.