Bastiset lokacioni i një të dyshuari për krime lufte në Zubin Potok, sekuestrohen prova materiale

ilustrim

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale kanë njoftuar se kanë vazhduar hetimet intensive lidhur me arrestimin e dy personave të dyshuar për krime lufte kundër popullësisë civile, të ndodhura gjatë vitit 1999 në Mitrovicë.

Sipas komunikatës së përbashkët, të arrestuarit më 28 korrik janë identifikuar me inicialet M.J. dhe M.B., ndërsa hetimet po zhvillohen për veprën penale të paraparë në nenin 142 të Kodit Penal të RSFJ-së.

Me urdhër të Gjykatës Themelore, sot është kryer bastisje në lokacionin e të dyshuarit M.J. në Zubin Potok.

Gjatë bastisjes, autoritetet kanë bërë të ditur se janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale, të cilat sipas tyre tregojnë se i dyshuari ka qenë i mobilizuar dhe pjesë aktive e ish Armatës Jugosllave gjatë periudhës së luftës.

Policia e Kosovës ka theksuar se rasti po trajtohet nga ekipet relevante hetimore dhe se në bashkëpunim me organet e drejtësisë mbetet e përkushtuar për trajtimin e të gjitha rasteve penale, përfshirë edhe ato që lidhen me krimet e luftës.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika