Bastisja në Leposaviq – Sekuestrohen mbi 5 milionë dinarë, 57 mijë dollarë e 10 mijë euro

Policia e Kosovës ka sekuestruar mbi 5 milionë dinarë serbë, 57 mijë dollarë dhe 10 mijë euro gjatë një bastisjeje në Leposaviq, nën dyshimet për shpëlarje parash dhe keqpërdorim të autorizimeve ekonomike nga disa institucione financiare

Policia e Kosovës ka kryer një operacion bastisjeje në Leposaviq të enjten, ku janë sekuestruar sasi të mëdha parash dhe prova që lidhen me shpëlarjen e parasë dhe keqpërdorimin e autorizimeve ekonomike.

Sipas njoftimit, njësitet policore kanë kontrolluar dy lokacione, përfshirë një bankë dhe degën e Thesarit të Serbisë dhe kanë sekuestruar 5 milionë e 772 mijë e 313 dinarë serbë, 57 mijë e 626 dollarë amerikanë, 10 mijë euro, 2 mijë e 790 franga zvicerane, si dhe dy shtëpiza kompjuteri dhe pajisje të kamerave të sigurisë.

Gjithashtu, janë sekuestruar edhe vula dhe dokumente të ndryshme që dëshmojnë veprimtaritë e paligjshme të këtyre institucioneve.

“Rr. 24-Nëntori, Leposaviq / 20.05.2024 – 11:30. Lidhur me rastin, me 12.09.2024 njësitet policore kanë  kryer kontroll në dy lokacione, nën dyshimin se institucionet financiare kanë kryer veprat e cekura. Gjatë bastisjes janë sekuestruar; 5,772 313.00- dinarë serb, 57,626.00-dollarë amerikan, 10,835.00-euro, 2,790.00 franga zvicerane, dy shtëpiza kompjuteri dhe dy DVR të kamerave të sigurisë. Po ashtu janë sekuestruar edhe disa vula dhe dokumente të ndryshme që dëshmojnë operimin e kundërligjshëm të këtyre institucioneve. Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë kryer në konsultim e koordinim me prokurorin e shtetit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia bastis dy objekte të strukturave paralele në Leposaviq

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika