Bastisje edhe në një depo në oborrin e spitalit të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një operacion të madh në veri të vendit, në lidhje me sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Ky operacion ka përfshirë bastisjen e pesë lokacioneve të ndryshme, përfshirë edhe spitalin e Mitrovicës së Veriut

Njesia Speciale e Policise se Kosoves

Policia e Kosovës ka bastisur sot pesë lokacione në veri të vendit, që kanë të bëjnë me sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Bastisje janë kryer edhe në spitalin e Mitrovicës.

Burime të KALLXO.com tregojnë se policia ka bastisur edhe nje depo në oborrin e spitalit të Mitrovicës, për të kontrolluar nëse ka materiale të dyshimta.

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot është duke zhvilluar operacion në veri të Kosovës, në pesë lokacione të tri komunave, duke kryer bastisje.

Sipas policisë, këto operacione janë duke u zhvilluar lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin Banjskë, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.

“Këto urdhër kontrolle, janë duke u zbatuar në koordinim me EULEX dhe KFOR”- thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës, në operacionin e sotëm për bastisje në veri të vendit, kontrolle ka kryer edhe në pronat e nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika