Bastisje në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz, të burgosurve u gjenden disa telefona

Një bastisje e madhe është zhvilluar mbrëmjen e së premtes në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz, e cila rezultoi me gjetjen e disa telefonave të të burgosurve.

Siç mëson Dukagjini, në këtë bastisje kanë marrë pjesë njësiti Antidrogë i policisë, njësitet K9 dhe antieksplozivë.

Përveç këtyre njësive të policisë në bastisje kanë marrë pjesë edhe kryeprokurori i Prishtinës dhe një prokuror tjetër.

Të përfshira në këtë bastisje ishin edhe njësitet e Shërbimit Korrektues të Kosovës përfshirë edhe Njësiti i Inteligjencës.

Portali Dukagjini ka tentuar të kontaktojë me Shërbimin Korrektues të Kosovës (ShKK) në lidhje me këtë bastisje por deri në publikimin e artikullit nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika