Njësiti i Krimeve Ekonomike ka kryer bastisje në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Nga kjo ministri, janë parë duke dalë zyrtarë policorë, të cilët kanë pasur në duar dokumente.

Siç raportohet, ky njësit ka bastisur Zyrën e prokurorimit në këtë ministri.

Dukagjini ka provuar të kontaktojë me Policinë, pro ende nuk ka marrë një përgjigje lidhur me rastin.