Bastisje në Prishtinë për rastin “Capat”- Sekiraqët, arrestohet një person

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka realizuar sot një bastisje në lagjen “Bajram Bahtiri”, në kuadër të hetimeve për rastin e ndodhur më 1 shtator të vitit 2024 në lagjen “Aktash”, ku një person kishte mbetur i vrarë pas një përleshjeje të armatosur.

Sipas njoftimit, gjatë bastisjes është arrestuar një person i dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë” si dhe për “Mbajtje pa leje të armëve”.

“Gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e tipit pistoletë, për të cilën dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës penale”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Hetimet për këtë rast, i njohur ndryshe edhe “Capat” – Sekiraqët, po vazhdojnë në koordinim të plotë ndërmjet Policisë dhe Prokurorisë, me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika