Bastisje në tetë lokacione në Prishtinë, sekuestrohet armë automatike e drogë
Më 28 maj, këtë të mërkurë, Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në rajonin e Prishtinës, me qëllim të luftimit të veprave penale që lidhen me armëmbajtje dhe substanca narkotike. Gjatë këtij aksioni janë bastisur gjithsej tetë lokacione, ku si rezultat janë sekuestruar: një pushkë automatike AK-47, 23 fishekë, me dy karikatorë, një bajonetë […]
Më 28 maj, këtë të mërkurë, Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në rajonin e Prishtinës, me qëllim të luftimit të veprave penale që lidhen me armëmbajtje dhe substanca narkotike.
Gjatë këtij aksioni janë bastisur gjithsej tetë lokacione, ku si rezultat janë sekuestruar: një pushkë automatike AK-47, 23 fishekë, me dy karikatorë, një bajonetë dhe një thikë, 78 gram të substancës së dyshuar narkotike, si dhe shtatë telefona celularë.
Rasti është iniciuar nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve ose mjeteve plasëse”, sipas nenit 364 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Pas marrjes në pyetje, me urdhër të prokurorit të rastit, katër të dyshuarit – të gjithë meshkuj kosovarë – janë liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet për rastin janë duke vazhduar.















