Bastisje në tri lokacione në Viti – gjenden armë

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona dhe ka sekuestruar një arsenal armësh pas plagosjes së dy personave në Viti, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë

Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka kryer kontrolle në tri lokacione të ndryshme pas plagosjes së dy personave në Fshatin e Ri të Vitisë.

Gjatë kontrolleve, autoritetet kanë zbuluar një arsenal armësh, duke përfshirë një armë automatike të llojit AK-47 me dy karikatorë dhe katër fishekë, 17 gëzhoja, një pistoletë me tre fishekë, një pushkë gjuetie dhe një tjetër pistoletë me dy karikatorë dhe 28 fishekë.

Në njoftimin e bërë nga policia, është konfirmuar se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë të dyshuarit N.H. dhe N.B., të akuzuar për veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndërsa, i dyshuari A.B. është arrestuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Dy të plagosurit kanë kërkuar ndihmë mjekësore fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Pozheran të Vitisë, pastaj janë transferuar në Spitalin Regjional në Gjilan.

Sipas Policisë, ata janë jashtë rrezikut për jetë.

Dy persona të plagosur në Viti, arrestohet një i dyshuar

Shija e redaktorit

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Paris

Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb...

Të fundit nga rubrika